Lëvizja vetëvendosje Qendra në Gjakovë, organizoi tribunë me qytetarë me temën “Populli s’pranon Zajednicë”.Në Tribunë u fol për rrezikun dhe pasojat që do t’i ketë Kosova nga krijimi i ‘Zajednicës’.
Në këtë tubim Albin Kurti foli gjatë mbi situatën e krijuar duke kritikuar ashpër qeverinë aktuale të cilën e ka fajësuar për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Sipas Kurtit, ‘Zajednica’ është rezultat i dialogut të Qeverisë së Kosovës pa kushte me Serbinë për çështje të brendshme të saj.
Sipas ish-liderit të Vetëvendosje s, Kosova me ‘Zajednicën’ nuk është e pavarur dhe tashmë po bëhet ajo që gjithnjë ka dashur Serbia.
Ndërkaq kryetari i Vetëvendosje Visar Ymeri i ka pyetur aktivistët nëse e duan Zajednicën. Në përgjgijen e tyre se nuk e duan atë, Ymeri tha se i njeh disa që e duan këtë por që sipas tij “fatmirësisht janë pak”.
Në tribunë kanë folur edhe nënkryetari Driton Çaushi dhe nënkryetara Aida Dërguti
