Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Lëvizjes Vetëvendosje iu është bashkuar deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, Adelina Grainca.
Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Përmes këtij postimi Kurti ka treguar se Grainsa është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë.
“Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm”, ka shkruar Kurti.

