Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuat letrën të cilën i dërgoi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në atë letër, ndër të tjera, kërkohej edhe njohja reciproke në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Kurti komentoi këtë letër dhe marrëdhëniet me SHBA-në.
“Unë besoj që me ShBA duhet ti forcojmë marrëdhëniet bilaterale ata janë aleati jonë kryesor strategjik dhe partneri ynë historik është e domosdoshme që në fushën e ekonomisë dhe politikës të bashkëpunojmë më shumë. Biden është një mundësi historike për neve pasi ai e njeh Ballkanin. Ka qenë i përfshirë vetë në marrëdhënie politike,. Ai ka qenë në Kosovë disa herë dhe një rrugë mbanë emrin e djalit të tij”, tha ai.
