Kurti kërkon nga Evropa që t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës

TË FUNDIT

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Këshilli Evropian që të ndjekë vullnetin e Komisionit Evropian dhe të shumicës së Parlamentit Evropian për t’i dhënë fund izolimit.

Sot Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese ka mbështetur liberalizimin e votave për Kosovën.

“Mirëpres votën e sotme të shumicës dërrmuese nga Parlamenti Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Këshilli Evropian duhet të ndjekë vullnetin e Komisionit Evropian dhe të shumicës së Parlamentit Evropian që të përfundojë izolimin e padrejtë për qytetarët e Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur të enjten 472 eurodeputetë./21Media