Kurti i dorëzoi Çekisë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Çeki dorëzoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo për shkak se Republika Çeke aktualisht udhëheq me Presidencën e BE-së. Atje u prit ministri i Jashtëm çek, Mikuláš Bek.

Presidentja e Kosovës Osmani, Kryeparlamentari Konjufca dhe Kryeminsitri Kurti dje në një ceremoni nënshkruan mbi dokumentacionin e aplikimit. Ata e cilësuan si një ditë historike e hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë Kosova drejt integrimit të saj europian.