Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Serbi të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe të pronës.
Ky proces ka nisur më 1 tetor dhe do të zgjasë deri në fund të po këtij muaji. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Kurti tha se shqiptarët që jetojnë në Serbi “vazhdimisht përballen me diskriminim kombëtar e njerëzor, e së fundmi edhe me pasivizimin e adresave të tyre”.
Spas Kurtit, ky proces për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike.
raportin e Komitetit të Helsinkit.
Sipas Komitetit të Helsinkit, kur një adresë e banimit pasivizohet dhe hiqet nga libri amëz në Serbi, “ai person praktikisht pushon së ekzistuari”. Personave që u pasivizohen adresat nuk mund të pajisen me letërnjoftim apo pasaportë të re. Rrjedhimisht, sipas Komitetit të Helsinkit, atyre u parandalohet të regjistrojnë makinën e tyre, të blejnë apo shesin prona, të kenë qasje në kujdesin shëndetësor dhe në shërbimet sociale dhe të votojnë në zgjedhje, qofshin ato lokale apo të përgjithshme./Rel
