Kurti e quan aktgjykimin e Kushtetueses të papranueshëm

TË FUNDIT

Bëri të ditur se për hapat e tjerë politikë do të njoftojnë në ditët vijuese Kryeministri në detyrë dhe krytari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E cilësoi si vendim të padrejtë dhe të papranueshëm. Kurti tha se për hapat e tjerë politikë do të njoftojnë në ditët vijuese.

“Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit. Ajo foli për veten, më parë e më shumë sesa për çështjen që trajtoi. Ajo e vulosi veten, ajo e zhvlerësoi veten. Beteja jonë vazhdon, bashkë me popullin e vetëdijësuar, kundër kësaj kaste të korruptuar”, ka thënë Kurti.