Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë disa pamje nga pritja e djeshme e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përcjell TV21. Në video shihet se kryeministri Kurti është kujdesur që Ritës t’i urojë ditëlindjen, pasi këngëtarja shqiptare dje ka mbushur 33 vjet. Në një moment gjatë takimit erdhi një torte, ndërsa të pranishmit u ngritën në këmbë për t’ia uruar ditëlindjen Ritës edhe me këngë. Në takim me kryeministrin e Kosovës, Rita solli edhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi.