Kurti e pret me nderime të larta shtetërore Mickoskin në Prishtinë

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Agjenda e këtij takimi përfshin nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale, që do të përforcojnë angazhimet e përbashkëta në fusha të ndryshme si tregtia, infrastruktura, arsimi dhe siguria rajonale.

Takimi do të pasohet nga një konferencë për shtyp rreth orës 13:45, ku kryeministrat Kurti dhe Mickoski do të ndajnë me publikun rezultatet dhe angazhimet e marra gjatë këtij takimi.