Kurti e Osmani në Han të Elezit, Kaçanik dhe Ferizaj

TË FUNDIT

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën e saj zgjedhore sot në Han të Elezit, Kaçanik dhe Ferizaj.

Në fotografitë e publikuara në rrjetin social “Facebook” shihet një turmë e madhe njerëzish, të cilët ecnin rrugëve të qytetit së bashku me kreun e LVV-së Albin Kurtin dhe u.d. të presidentes Vjosa Osmanin, ku këta dy garojnë së bashku në një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vjosa Osmani një llogarinë e saj në “Facebook” ka publikuar po ashtu një fotografi të këtij qyteti të mbushur me njerëz, ku kësaj fotografie ia ka bashkangjitur edhe një mbishkrim.