Kurti: Dje ishte ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, i gëzohemi arritjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uroi republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut për hapjen e negociatave për anterie në BE.

Kurti tha se dje ishte një ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

“Dje ishte ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Ju uroj Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut hapjen e negociatave për anterie në BE. Ne i gëzohemi kësaj arritjeje”, tha Kurti.

Një ditë, Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare.

Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë.

Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.