Kursimtarët e dëmtuar nga Eurostandard kërkojnë shteti të gjejë mënyrë t’i dëmshpërblejë

TË FUNDIT

Kursimtarët e dëmtuar të Eurostandard bankës, sot përmes një kumtese kërkuan shteti të gjejë  mënyrë për t’i dëmshpërblyer, ndërsa pastaj,  siç thonë, të futet në masën falimentuese  dhe të spastrojë  me krimin  dhe ta arkëtojë masën falimentuese përmes mbledhjes së pasurisë personale dhe pronës familjare të cilët ishin përfshirë në krim.

Sipas tij, Banka Popullore dhe institucionet  tjera relevante shtetërore janë përgjegjëse më së paku  për shkak të faktit që nuk kanë reaguar  në kohë ta mbrojnë  pronën tonë personale – mjetet e  personave fizik dhe firmat deponente të bankës  dhe kanë lejuar, potencojnë, të grabitemi në tërësi.

“Raporti i udhëheqësit falimentues tregon se gjatë pandemisë jemi lënë në pamëshirshmëri të shtetit, grabitësit e bankës dhe firmave përmes të cilave  janë shpërndarë mjetet tona. Faktet e raportit tregojnë se edhe kjo procedurë falimentuese  nuk do të jetë e lehtë as e shpejtë  pikërisht për shkak të krimit të madh i cili është bërë. Për shkak të gjithë kësaj,  shteti duhet të gjejë mënyrë  të na kompensojë  neve deponentëve,  ndërsa pastaj të hyjë në  masën falimentuese dhe të spastrojë me krimin dhe ta arkëtojë masën falimentuese dhe përmes pagesës së pronës personale dhe pronës së familjeve të grabitësve të bankës, ndërsa edhe  gjtihë të tjerët që janë përfshirë  në krim”, citojnë nga Shoqata.

Prej atje shtojnë se  shembuj të  tillë dhe të ngjashëm  ka shumë në vendet evropiane të cilët në tërësi i kanë dëmtuar  qytetarët dhe firmat deponente  në bankat e dështuara.

Shteti ynë, sipas tyre, duhet të tregojë se meriton të jetë pjesë e  asaj familje evropiane me ballafaqim me krimin dhe korrupsionin nga ky skandal i madh si leksion i parë  i negociatave  parainkuadruese. Paralajmërojnë  se lufta e tyre vazhdon  derisa nuk arrijnë në qëllimin përfundimtar./MIA