Përplasje dhe mospajtime për atë, se kur dhe ku nisi Lufta e 2001 në Maqedoninë e Veriut.
Tashmë është e ditur, se SHVL-UÇK e udhëhequr nga Fazli Veliu shënon “Pranverën e Dinjitetit” më 14 mars, për çfarë shënon edhe fillimin e Luftës së 2001 në Sellcë të Tetovës.
Kësisoj, edhe këtë vit atë e shënoi po në atë datë edhe pse jo në kushtet e njëjta për shkak të masave anti-Covid.
Megjithatë, se më 14 mars u bënë 20 vjet nga lufta e 2001, u njoftua nëpërmjet kumtesës në faqen e “Pranvera e Dinjitetit”.

Por se më 14 mars të vitit 2001 nisi lufta, nuk pajtohet Xhemal Selimi, ish ushtar i Brigadës 113 “Ismet Jashari Kumanova”.
Ai deri te redaksia e TV21 ka dërguar të dhëna për rënien e ushtarëve të luftës së 2001, qysh para marsit.
Thotë se pushka e parë e 2001 filloi më 16 shkurt, në Tanishec.
“Në mes të 16 shkurtit dhe 14 marsit të vitit 2001 në Zonën e Kradakut kanë rënë dëshmorë pesë ushtarë të brigadës 113, të gjithë me uniforma të UçK-së dhe jo si civil, siç thotë Fazli Veliu.
1.Dëshmori i parë ka qenë Myzafer Xhaferi nga Tanusha i vrarë me 16 shkurt 2001.
2. Më pas ka rënë dëshmor ushtari Shpend Mazrekaj nga Prejlepi i Deçanit në Kosovë. Ai është plkagosur me 04.03.2001 dhe ka vdekur në Qendrën Spitalore në Prishtinë me 06.03.2001.
3. Nijazi Sinani nga Tanusha ka rënë dëshmor me 08. 03.2001
4. Gazmend Arfi nga Tanusha ka rënë dëshmor me 16 .03.2001
5. Elham Curri nga Hani i Elezit ka rënë dëshmor me 16. 03 .2001
6 Qemal shaqiri nga hasanbegu i shkupit ka rënë Deshmor 16.3 2001
Të gjithë këta ushtarë kanë rënnë dëshmorë në luftimet e Brigadës 113 “Ismet Jashari -Kumanova” në fshtrat Tansushë, Malinë dhe Brezë”, reagoi Selimi te TV21.
