Kur mund të lirohen masat? Tregon Kreshnik Bekteshi

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pret zbutje të masave restriktive për periudhën e ardhshme dimërore,  nëse qytetarët dhe restoranet i respektojnë protokollet.

Ai nuk saktëson nëse do të ketë lehtësim ose heqje eventuale,  por edhe njëherë përsëriti se Qeveria u përmbahet rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

“Nëse të gjithë i respektojmë  masat, shifrat do të ulen dhe do të ketë mundësi për zbutje. Jam i bindur se do të ketë lehtësime në periudhën e dimrit nëse kështu respektohen masat sikur tani,  nga ana e restoraneve dhe nga ana e qytetarëve, por nuk mund të them nëse do të hiqen. Ne gjithmonë do t’i respektojmë  rekomandimet e Komisionit pët Sëmundje Ngjitëse”, theksoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, 27 Shtatori.