Një ditë pasi vendosën që t’i zhbllokojnë rrugët, përfaqësuesit e transportuesve privatë këtë mëngjes dërguan kërkesë të re në Qeveria për takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Një prej përfaqësuesve, Kemal Muriq thotë se shpreson që tash Kryeministri të punojë për të mirën e qytetarëve.
“E njoftuam Kryeministrin për përmbushjen e pritshmërie të tij konkrete dhe apelin që e bëri për lirimin e udhëkryqeve dhe tërheqjen nga bllokadat, presim takim së shpejti nga ana e tij dhe kompetencat më tej të shkojnë në rrugë institucionale, që përfaqësuesi ynë “Slloboda Prevoz” ti marrë kompetenca që vazhdojë bisedimet më tej”, tha Kemal Muriq, përfaqësues i transportuesve privatë.
Qeveria e shoh si veprim të duhur tërheqjen e autobusëve, por ende nuk ka një përgjigje konkrete se kur do të bëhej takimi mes kryeministrit dhe transportuesve.
“Në periudhën e ardhshme do të shqyrtohen të gjitha aspektet e situatës me të cilën ballafaqohen transportuesit privat dhe qyteti, ndërsa hapi i radhës është parësor, takim inicial ku do të diskutohen hapur zgjidhjet e mundshme. Dialogu i hapur është e vetmja mënyrë për të arritur zgjidhje sistematike të qëndrueshme dhe afatgjata dhe Qeveria e mbështet plotësisht këtë qasje”, thonë nga Qeveria.
Për tërheqjen e autobusëve privatë nga rrugët në Shkup, transportuesit vendosën dje, pasi kryeministri tha se mund të ulet në tavolinë me ta vetëm nëse i lirojnë rrugët. Kovaçevski, veç kësaj, kërkoi që në atë mbledhje të jenë prezent edhe organet kompetente nga Qyteti i Shkupit, sepse siç tha, duhet ta shohin para tyre se Qeveria nuk ka kompetenca në pjesën e transportit Publik në Qytetin e Shkupit dhe e treta, sipas Kovaçevskit, bëhet fjalë për marrëdhënie borxh-besim mes kompanive private dhe ndërmarrjes publike në kompetenca të Qytetit të Shkupit”.
