Kur do të rrënohet terasa te VMRO-DPMNE-ja? Stoillkovski: Bëhet fjalë për mbulesë dhe jo terasë

TË FUNDIT

 “Kur flasim konkretisht për ndërtimin pa leje një pjesë e selisë së partisë së VMRO-DPMNE-së, vendimi është sjellë vetëm ju lutem për mirëkuptim nuk mund ta tregoj datën e sakt. Për shkak të dy arsyeve do të duhet asistencë të policisë, e dyta po dëgjoj do të ketë disa mbledhje të simpatizantëve të kësaj partie theksoi Andrej Zhernovski – Ish kryetar komunës qendër (Viti 2015)”

Ish kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski në vitin 2015 ishte i bindur që do ta rrënojë një pjesë të selisë së partisë së VMRO-DPMNE-së sepse ishte jo-legale.

Por kanë kaluar pesë vjet dhe një vendim i tillë nuk u mor.

Zëdhënësi i VMRO-DPMN-së Naum Stoillkovski sot ishte në Matkë për t’ia kujtuar Qeverisë platformat pa leje, por kur u pyet edhe për selinë e partisë së tij, tha që të pyesim Komunën Qendër.

 “Pyetni në Komunën Qendër, ato kanë qenë atëher iniciatorë, më kujtohet ishte për mbulesën tek dera e VMRO-DPMNE-së, mendoj që atë rast e kanë mbyllur për shkak se me ekipet e tyre kanë vërtetuar se bëhet fjalë për mbulesë dhe jo për terasë, theksoi Naum Stoilkovski VMRO-DPMNE

Në linjë telefonike kryetari i tanishëm i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviç i tha Tv21 se lënda për selinë e partisë së VMRO-DPMN-së është në Prokurorinë Publike në hetim dhe se objekti është i ngrirë për shkak të hetimit. Më tej shtoi se çfarë vendimi do të sjellë Prokuroria Publike ashtu do të veprojë Komuna Qendër.

Nga kjo parti është hera e dytë që bëjnë konferenca para objekteve pa leje ndërtimi. Dje ishin para një objekti karshi Ambasadës Amerikane.

Kjo vjen pas shembjes së objektit tek Mavrovasja duke ia kujtuar Qeverisë edhe ndërtimet tjera paleje.

Në Prokurorinë Publike ka lëndë gjyqësore për financimin e objektit të VMRO-DPMN-së për Ish-kryetarin e partisë Nikolla Gruevskin, ish-sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë Kirill Bozhinovski, ish-ministrin e transportit Mile Janakievski, deputeti Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski nga VMRO- DPMNE-ja.