Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se Qyteti i Shkupit nuk ka kompetenca për rrënimin e objekteve.
“Përsëri po them, kur bëhet fjalë për rrënimin Qyteti nuk ka kompetenca të tilla. Nëse vjen deri te një ndryshim i tillë, do të bëjmë skening të caktuar. Unë i inkurajoj autoritetet komunale gjithë komunave në qytetin tonë, jo vetëm në Çair ku po ndodhemi, të hyjmë në luftë kundër ndërtimeve pa leje, për shkak se nuk jemi korrekt ndaj investitorëve të vetëdijshëm, ndaj njerëzve që i paguajnë faturat, tatimet ndaj shtetit, komunalet, për shkak se i vendosim në një pozitë të pabarabartë dhe këtë si autoritete nuk duhet ta lejojmë”, tha Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
