Kombëtarja shqiptare ka filluar përgatitjet për Europianin e Gjermanisë. Ditën e djeshme kuqezinjtë zhvilluan stërvitjen e parë, ndërkaq nesër do të nisen drejt Austrisë.
Kombëtarja shqiptare do të vendoset ne Grac të Austrisë në një nga komplekset sportive të qytetit, ku edhe do të zhvillojnë fazën përgatitore e cila do të zgjasë një javë.
Mes fazës përgatitore janë caktuar edhe dy takime miqësore, më 3 qershor me Lihtenshtejnin dhe me 7 qershor me Azerbejxhanin. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Hungari./TV21
