Kuqezinjtë eliminohen në minutat shtesë nga Nome Kalju!

TË FUNDIT

Ekipi i Shkendijës nuk arriti të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve me të cilat në minutat shtesë pësoi disfatë nga ekipi estonez Nome Kalju. Edhe pse Shkendija ishte në avantazh për shkak të fitores në estoni me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e kthimit nuk arriti të sigurojë fitore për të vazhduar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Fillimi i ndeshjes u takoi mysafirëve të cilët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Maksimilano Ugge, ndërsa kuqezinjtë arritën që të barazojnë në minutën e 62-të nga pika e bardh pasi që kapiteni i Nome Kalju luajti me dorë në zonën e rrezikut dhe Agim Ibrahimi shënoi nga penaltia duke barazuar rezultatin 1-1. Në minutat shtesë Liliu shënoi golin e dytë për mysafirët duke mposhtur vendasit me rezultat 1-2 dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë për ekipin e Nome Kalju.