Тë mërkurën (12 korrik), Comodita Home hap dyqanin e 22 në Maqedoni, në qendrën tregtare City Mall në Shkup. Hapja e madhe do të bëhet në orën 12, ku Comodita Home hap dyert për të gjithë klientët e saj me shumë befasi, dhurata e zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve.
Klientët kanë mundësinë të marrin dyshek Comodita me çmime atraktive duke filluar nga 3900 denarë. Për të gjithë ata që duan të rifreskojnë dhomën e tyre të gjumit, përfitoni nga zbritja deri në 70% në shumë produkte të dhomës së gjumit si: jorganë, jastëk, sete çarçafësh, sete mbulesash shtrati, sete të rrobave të banjos apo batanije nga më të ndryshmet.

Por, edhe kuzhinën mos e lini pa e kompletuar me produkte nga gama e gjerë që ofron Comodita Home me zbritje. Koleksioni më i ri i aksesorëve do të ndriçojë dhe zbukurojë çdo ambient të shtëpisë tuaj.
Për kënaqësinë edhe më të madhe të klientëve të saj, në ditën e hapjes, 30 blerësit më të shpejtë do të shpërblehen me 30 kupona në vlerë prej 1000 denarë.
Ejani më 12 korrik dhe zbuloni të gjitha befasitë, ofertat dhe zbritjet në hapjen e madhe të dyqanit Comodita Home në Shkup në City Mall në katin e dytë.
