Kupa e Botës 2034 do të luhet në Arabinë Saudite

TË FUNDIT

FIFA ka zyrtarizuar Arabinë Saudite si vendin që do të presë Kupën e Botës në vitin 2034.

Lajmi konfirmon një rezultat të pritur për më shumë se një vit, që kur FIFA përshpejtoi procesin e ofertave për eventin e vitit 2034.

Zyrtarët sauditë kanë premtuar se Kupa e Botës do të jetë pjesë e një “udhëtimi transformimi të jashtëzakonshëm” për vendin.

FIFA dhe zyrtarët sauditë thonë se organizimi i kupës 2034 do të përshpejtojë ndryshimin, duke sjellë ndër të tjera edhe më shumë liri dhe të drejta për gratë.

Vendimmarrja e shpejtë u mundësua vitin e kaluar kur FIFA pranoi planin për organizimin në tre kontinente të Kupës së Botës 2030, të udhëhequr nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.