Kumnova: Serbia nuk e dogji rastësisht Gjakovën

TË FUNDIT

“Thirrjet e Nënave” nuk ndalen. Përmes një ore përkujtimore për bijat dhe bijtë e tyre të zhdukur ato bënë thirrje edhe një herë tek institucionet që të veprohet, për të zbardhulur fatin e të zhdukurve në Kosovë.

Në këtë orë përkujtimore u prezantuan fotografi të të vrarëve e momente të rivarrimit të tyre në vite e kohë të ndryshme, ashtu siç edhe ju kthyen familjarëve, pas zbulimit të mbetjeve mortore.

Madje, kryetarja e OJQ, :Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova tha se arsyeja që barbarët serb u sulën si bisha mbi të rinjtë në qytetin e Gjakovës, sipas saj, ishte se Gjakova ishte dhe mbetet qytet i kulturës.

Foli se sa e rëndë është jeta për to, pa më të dashuritKumnova: Serbia nuk e dogj rastësisht Gjakovën e tyre, dhe tha se nuk do ndalen, deri në gjetjen e të fundit të zhdukur.

Ajo tha se të gjithë janë të prekur në mënyra të ndryshme nga lufta e fundit në Kosovë.

Kumnova e ripërsëriti se nuk do të ndalen asnjëherë derisa të gjenden të gjithë të zhdukurit në Kosovë.

Ora përkujtimore e organizuar nga OJQ “Thirrjet e Nënave” u mbajt në kuadër të aktivitetit “Java e personave të pagjetur” – “27 Prillit – Ditës së të pagjeturve të Kosovës”.