Maxi Elmazi është make-up artisti i njohur nga Kumanova që ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen me talentin e tij për grim. Ai ka një studio profesionale në Kumanovë dhe nëse i hedhim një sy profilit të tij në Instagram mund të themi me plot gojën që një talent i tillë nuk mund të mbetet pa nxjerrë në pah. Make-up artisti hedh gjithmonë kolazhe fotosh nga arti që bën, por këto ditë ai ka postuar disa foto që na tregon para dhe pasi klienti është kuruar nga duart e tij. Ndryshimet dhe transformimet janë të dukshme dhe kjo ka bërë që ai te jetë në qendër të vëmendjes. Ju ftojmë që t’i ndiqni fotot ne vazhdim.
