Në ndeshjen Shqipëri-Ukrainë pati momente tensionuese mes tifozëve të cilat nuk u transmetuan për publikun e gjerë, përcjell TV21. Por ky tension, nuk shkaktoi përleshje mes tifozëve pasi ishte Bashkim Qazimi nga Kumanova që arriti të qetësonte situatën.
Bashkim Qazimi është me prejardhje nga Kumanova dhe ka shumë vite që operon në Pragë si biznesmen i suksesshëm. Ai njihet për kontributin e tij në futboll, pasi bindi kreun e Federatës Çeke të Futbollit që të votonte “Për” pranimin e Kosovës në UEFA.

