Kujt do t’i ndalen dritat kësaj here?

TË FUNDIT

Nesër për disa orë do të mbesin pa energji elektrike disa pjesë të Gjakovës dhe Prishtinës. Ndërsa të hënën pothuajse tërë ditën do të çkyqet linja Drenas-Gllobar. Këto çkqyje do të bëhen për arsye të projektit për ndërtimin e linjës interkonektive Kosova-Shqipëri

Sipas KOSTT-it, çkyqjet Drenas do të ketë nga ora 8:00 deri në orën 12:00, si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, dhe anë të domosdoshme për të mundësuar montimin e përçuesve në segmentin e dytë të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Kurse, nesër qytetarët që furnizohen nga NS Gjakova 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrik në mëngjes, kjo për shkak të rehabilitimit të pajisjeve të tensionit të mesëm. Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

Ndërsa, në Prishtinë nesër nga ora 10:00 deri në ora 14:00, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për të gjithë ata që furnizohen nga nënstacioni Prishtina 2. Kjo për shkak të punimeve në kuadër të projektit: Furnizimi dhe instalimi i transformatorit TR3 në këtë nënstacion Prishtina 2.

Sipas KOSTT-it, këto punime do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit./ 21MEDIA