Kriptovalutat, kanë qenë temë e trajtimit të emisionit për ekonomi në TV21, “Biznes21”.
Profesori universitar, Orce Simov ka tërhequr edhe vëmendjen se mashtruesit më të mëdhenj të kësaj fushe të përfitimit financiar, janë në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Telegram”.
Madje ai ka treguar edhe skemën se si funksionojnë mashtruesit.
“Persona të tillë që merrem me mashtrime të tilla ka shumë, por mund që shpesh t’u konstatojnë nëpërmjet “Facebook”-ut. Kanë kanale edhe në “Telegram” kështu që nëse ndokush ka ndonjë pyetje, të pyes atje se ka ndonjë problem dhe mashtruesit janë anëtarë në grupet e “Telegram”-it dhe ata do të shohin se një person ka problem dhe do t’i qasen, pa u parashtruar atyre pyetje. Ata do ta realizojnë kontaktin e parë, do t’i thonë se do ta zgjidhin problemin dhe se veç duhet t’ua japë çelësat privatë dhe se shumë shpejtë do ta zgjidhin problemin. Te kriptovalutat shumë janë të rëndësishëm çelësat privat, nëpërmjet të cilëve mund të paguhen, gjegjësisht të humben mjete. Të mos u jepen të tjerëve, të mos u jepen personave të tretë, as personave të afërm dhe të njohur dhe të mos besohet në përfitime të shpejta. Përfitimet e shpejta nuk janë të realizueshme dhe ata me sigurinë më të madhe shkojnë drejt humbjes së mjeteve”, tha Simov, transmeton TV21.
