Kufizime të përkohshme në trafik për shkak të kalibrimit të kamerave të “Safe City”

TË FUNDIT

Në kuadër të projektit “Qytet i Sigurt” (Safe City), nga sot deri më 31 janar do të kryhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje të trafikut. Testimet do të realizohen çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 20:00.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë këtyre aktiviteteve automjetet në lokacionet ku kryhet testimi nuk do të lejohen të kalojnë derisa të përfundojë procedura.

Gjatë javës së parë të periudhës së parashikuar, aktivitetet do të zhvillohen vetëm në lokacionet me kamera në territorin e Qytetit të Shkupit.

“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë kufizimet e përkohshme, të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim, për të mundësuar realizimin e aktiviteteve të planifikuara në mënyrë të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPB-së.