Në Maqedoninë e Veriut do të mund të hyhet pa asnjë kusht. Pa test PCR e as vetëizolim dyjavor. Çdo qytetar do të mund të hyjë në shtetin tonë. Në vendkalimin kufitar në Bllacë kishte lëvizje të veturave dhe njerëzve derisa kalonin kufirin.
Të shpeshta ishin rastet ku familjarët takoheshin në kufi. Sepse qytetarët kalonin në këmbë kufirin.
Ky tetovar u takua me bijën e tij e cila është e martuar në Kosovë. Për shkak se në Glloboçicë nuk e kishin lënë të kalojë kufirin ishte detyruar të vijë në Bllacë.
Qytetar i Tetovës:
-“Më 8 mars i kam kthyer në Kosovë edhe prej atëherë më si kam parë”
TV21: Ju ka marrë malli? Jeni gëzuar?
-“Po, po… Jemi gëzuar boll. Por, për fat të keq kah ana tjetër e Maqedonisë së Veriut, në Glloboçicë nuk kemi mundur të kalojmë. Polici na tha se Kosova në atë anë nuk e ka hapur kufirin.
TV21: Për çka?
-“Nuk e dimë edhe ne. Kur shkuam e kishin vendosur rampën dhe nuk mund të kalonim. Ne i pyetëm kufitarët e Maqedonisë edhe na drejtuan që të vijmë këtu në Bllacë për t’i marrë fëmijët”
Qarkullonin edhe autobusët. Kjo udhëtare e martuar në Kosovë, vinte për ta vizituar familjen e saj në Shkup. Thotë se nuk e ka parë nënën e saj që nga 10 marsi.
Qytetarë të Kosovës:
-“Qe tre muaj e gjysmë. Hera e fundit ka qenë më 10 mars. Tash po shkojmë. Familjen e kemi në Shkup. Mirë u bë që u çelën”
TV21: E ndjeni veten tash më të rrezikuar?
-“Jo, jo fare”.
TV21: Ju ka marrë malli?
“Qysh nuk na ka marrë malli.
Qytetar i Kumanovës:
“Jam i Kumanovës” Keni qëndruar gjatë gjithë kohës në Kosovë? “Jo, që dy javë kam shkuar, kur i hapi kufijtë Kosova”.
Qytetarë të Kosovës:
-“Po shkojmë deri në Shkup”.
TV21: Keni familje?
-“Po, ky e ka një motër e ka të sëmurë dhe po shkojmë ta vizitojmë”
TV21: A është bërë mirë që u hapën kufijtë?
-“Po, shumë mirë është bërë” .
TV21: Ju ka marrë malli për familjarët?
-“Po, normal, shumë”.
Në Bllacë kishte edhe qytetarë që dilnin nga vendi ynë. 1321/1324
Qytetar i Kosovës:
“Shumë jemi gëzuar. Kemi familjarë edhe atje edhe këtu. Tash po shkojmë në shtëpi, sepse i vizituam pak”.
Kufijtë u hapën në mesnatë dhe siç njoftojnë nga stacioni policor i vendkalimit në Bllacë, kolona veturash ka pasur që nga ora 23.
“Është vërejtur një fluks i madh, i jashtëzakonshme i cili prej orës 00. Disa qytetarë, padurim e kanë pritur hapjen e kufijve dhe kanë ardhur edhe më herët në pikën kufitare prej orës 23 për ta pritur hapjen e tyre. Ne prej ora 00 deri në ora 14:00 kemi regjistruar gjithsej 5309 udhëtarë”, tha Besim Asani, komandant i SP në VK Bllacë.
Si në Bllacë, hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut ka edhe në vendkalimin kufitar në Tabanoc me Serbinë dhe në Qafëthanë me Shqipërinë. Qytetarët nuk janë më të obliguar të kenë test PCR negativ dhe as të shkojnë në vetëizolim apo karantinë shtetërore. Karantina dhe vetëizolimi nga sot nuk vlen as për qytetarët të cilët kanë hyrë në vendin tonë para 26 qershorit, vendosi dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Hyrje dalje nuk ka me shtetet fqinje si Greqia dhe Bullgaria, pasi këto shtete anëtare të Bashkimit Evropian kufijtë do t’i hapin më 1 korrik. Kufijtë ishin mbyllur si shkak i prandalimit të Kovid-19.