Kufiri Maqedoni-Kosovë ende me test “PCR”, Tahiri i quan të palogjikshme, Grubi së shpejti pret vendim konkret

Must Read

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur,...
- Advertisement -

Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet të ndjekin shembullin e Kosovës me Shqipërinë, që në vendkalime kufitare qytetarët të kalojnë pa teste PCR për Kovid-19, propozojnë dy zëvendëskryeministrat e parë, ai i Maqedonisë Artan Grubi dhe homologu i tij nga Kosova, Besnik Tahiri.

“Kufijtë duhet të liberalizohen sipas shembullit të Kosovës dhe Shqipërisë të cilat janë të hapura dhe kemi lëvizje të jashtëzakonta mes dy vendeve, në veçanti në sezonin turistik dhe transmetimi i një infektimi me Covid-19 nga Shqipëria në Kosovë, ose nga Kosova në Shqipëri ishte minimal dhe ky shembull duhet të na shërbejë edhe neve për të liberalizuar kufijtë jo vetëm me fqinjin tonë Kosovën por edhe me fqinjët tanë të tjerë përreth”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi.

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Grubi tha se ekipi i përbashkët Maqedoni-Kosovë po vazhdon të punojë për protokollet për zbutje të masave. Ai shpreson për vendim konkret në ditët në vijim. Ndërkaq homologu i tij Tahiri testet e detyrueshme mes Maqedonisë e Kosovës i quajti të palogjikshme.

 “Për mua është totalisht e palogjikshme që ne të kemi një sistem të testimit bilateral përderisa me Shqipërinë është e hapur, shkëmbimi i qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë shumë i madh dhe mendoj se duhet t’i shohim të gjitha mundësitë, që duke e ruajtur shëndetin publik, që të lehtësojmë komunikimin e qytetarëve të cilët na baza ditore komunikojnë mes vete”, theksoi Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë i Kosovës.

- Advertisement -

Testet e detyrueshme PCR për të kaluar nga Kosova në Maqedoni, dhe anasjelltas, kanë vështirësuar lëvizjet e qytetarëve, e më shqetësuese akoma është për shtetasit e Kosovës, të cilët shumë shërbime shëndetësore i kryejnë në Shkup, ndërsa aeroportet e dy vendeve përdoren nga qytetarët e të dyja vendeve, varësisht linjave të fluturimit.

Përveç lehtësimit të masave, dy tema të tjera për të cilat folën zëvendëskryeministrat janë bashkëpunimi për integrimet evropiane si dhe ndërtimi i 12 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë.

- Advertisement -

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë që kemi pasur rritje të...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund të vitit do të tejkalojë...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur, lind me 3 mijë euro...

Bekteshi në Click Plus tregon se sa persona kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bën të ditur se nga periudha 15 mars deri në përfundim të gushtit janë larguar nga 12.500...

Ilire Dauti nga ASH: Kjo Qeveri në kushte normale e kishte të vështirë të përballet me probleme ekonomike

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin Click Plus në TV21, tha Qeveria e re por e vjetër në përmbajtje në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -