Kjo është fotografia me të cilën u përball sot zv kryeministri Bujar Osmani i cili së bashku me zv kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, kryen kontrollë simbolite të punëve në pikën kufitare Bellanoc- Stançiç, pikë kjo e cila lidhë Maqedoninë e Veriut me Republikën e Kosovës. Zv Kryeministri Osmani tha se terreni është i vështirë dhe se rruga do të mirëmbahet në momentet kur të hapet kufiri.
“Terreni këtu është i vështirë, ju e dini që jashtë planit për ndërtim të këtij objekti janë marrë hapa shtesë për të ruajtur rënimin ose shembjen e dheut këtu përreth dhe kjo natyrisht nënkupton se do të duhet përkujdesje përgjatë gjith rrugës . Mirëpo duhet ta keni parasyshë se objekti ende nuk është në funskionim dhe rruga ende nuk është funksionale”, u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani.
Punimet në kufi vazhdonin, për përfundimin e punimeve dhe lëshimin në përdorim Osmani u shpreh optimist. Sipas tij, gjatë verës pritet që në këtë pikë të kalojnë veturat e para. Ai më pas shtoi se pika kufitare do tu sjell vendeve edhe të mira ekonomike.
“Ajo çfarë mund të shihni edhe ju mbrapa nesh se objekti më po merr pamjen finale dhe presim që në fund të verës edhe veturat e para të kalojnë nëpër këtë pikë kufitare që strategjikisht edhe lidhë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Do të përafron njerëzit q ëjetojnë në këto dy zona dhe në përgjithësi do të rrit këmbimin tregtar po edhe qarkullimin ndërmjet dy vendeve”, tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Zv kryeministri i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj tha se është zgjedhur dita e Lidhjes së Prizrenit që të bëhen kontrolle simbolike të punëve në kufirin që lidhë shqiptarët mes vehte.
“Sot mesa di unë është edhe ndeshja e cila zhvillohet mes Kosovës dhe Bullgarisë. Imagjinoni nëse kjo pikë kufitare do të ishte e hapur, shumë “Dardan”, të cilët sot janë në Bullgari që ta mbështesin kombëtaren tonë, do ta kishin rrugën më të shkurtë. Unë sa kuptova prej zotit Jusufi si punëkryrs diku në fund të gushtit, më 28 gusht do të jetë përfundimi i punëve të cilat i ka për detyrë të përfundojnë dhe besoj që automjetet e para do të kalojnë brenda një afati të shkutrë kohor”, tha Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër I Republikës së Kosovës.
Punimet dhe lëshimi në përdorim i kësaj pike janë zvarritur disa herë, por këtë gjë nuk e pranojnë dy zv/kryeministrat të cilat para kamerave thonë se nuk është përmendur ndonjëher datë për lëshimin në përdorim të kësaj pike.
Përgatiti: Mevludin Imeri
