Kufijtë e Australisë mbeten të mbyllur

TË FUNDIT

Kufijtë e Australisë me siguri do të mbesin të mbyllura për “një kohë”, deklaroi sot kryeministri Skot Morison edhe krahas avancimit në vendosjen e vaksinave kundër Kovid-19.

Britania e Madhe dje ka miratuar përdorimin e vaksinës së “Fajzer”, duke i rritur shpresat për vaksinim të shpejtë kundër Kovid-19 nëpër tërë botën.

Megjithatë, Morison tha se Australia do t’i mbajë kufijtë e saj të mbyllura për qytetarët të cilët nuk janë nga Australia dhe ata të cilët nuk kanë qëndrim të përhershëm.

“Sa i përket kufijve ndërkombëtarë, ne jemi ende pak larg kësaj”, deklaroi Morison në Kanberrë.