Kuba dhe Bahamas në alarm, uragani Melissa forcohet sërish

TË FUNDIT

Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së (NHC) njoftoi se uragani Melissa po rifiton forcë teksa i afrohet pjesës lindore të Kubës, duke u rritur sërish në kategori 4.

Zyrtarët e NHC-së paralajmëruan se banorët në zonat e rrezikuara të kërkojnë menjëherë strehim të sigurt, ndërsa përgatitjet për të mbrojtur jetën dhe pronën në Bahamas duhet të përfundojnë sa më shpejt.

Paralajmërime për uragan janë në fuqi për provincat kubane të Granma, Santiago de Cuba, Guantánamo, Holguín dhe Las Tunas; Bahamas Juglindore dhe Qendrore; Bermuda.

Po ashtu, paralajmërime për stuhi tropikale janë lëshuar për Xhamajkën, Haitin provincën kubane Camagüey, dhe ishujt Turks dhe Caicos.

Sipas NHC-së, Melissa pritet të godasë Kubanë lindore mëngjesin e kësaj të mërkure (28 tetor), duke sjellë erëra shkatërruese dhe reshje ekstreme.

Provincat nga Guantánamo deri në Camagüey kanë pezulluar mësimet dhe autoritetet lokale po evakuojnë zonat më të ekspozuara ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Ekspertët parashikojnë një valë stuhie deri në 3.6 metra dhe reshje që mund të arrijnë deri në 51 centimetra në disa rajone.

Ka të ngjarë të ketë rrëshqitje të shumta dheu në ato zona”, tha Michael Brennan, drejtor i Qendrës Kombëtare të Uraganeve në Miami.

Stuhia pritet të përkeqësojë krizën ekonomike në ishull, ku ndërprerjet e energjisë, mungesa e karburantit dhe furnizimet e pakta ushqimore tashmë kanë rënduar situatën e popullsisë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjatë udhëtimit të tij në Air Force One se SHBA-të janë gati të ndihmojnë Xhamajkën pas kalimit të uraganit Melissa.

Po e ndjekim nga afër dhe jemi gati të veprojmë. Nuk e kam parë kurrë më parë një uragan kaq të fuqishëm”, tha ai.

Ndërsa kryeministri i Xhamajkës, Andreë Holness, konfirmoi se ka marrë komunikim të drejtpërdrejtë nga sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, duke theksuar partneritetin e fortë mes dy vendeve.

“Jemi të bindur se çdo ndihmë që nevojitet do të realizohet me përpjekje të mëdha”, tha Holness.