Garuesja nga Maqedonia e Veriut, Anastasia Mojsovska nuk arriti të kualifikohej në finale, pasi në kualifikimet e sotme me pushkë ajrore 10 metra në Lojërat Olimpike në Paris arriti në vendin e 31-të nga gjithsej 43 garuese. Mojsovska, e cila është rekorde shtetërore e Maqedonisë, garën e përfundoi me 625,3 pikë, përcjell TV21.
Ndryshe, në kualifikime, rekord të ri të kualifikimeve olimpike ka shënuar Hjoxhin Ban nga Koreja e Jugut, i cili përfundoi i pari me 634.5 pikë. Mojsovska ishte garuesja e dytë nga Maqedonia që performoi në LOI në Paris. Ditën e djeshme garën e ka kompletuar notari i ri, 16-vjeçari Nikolla Galetanoviq, i cili përfundoi i fundit në kualifikime.
