Dy çështje kyçe janë arsyeja për shkak të cilave kanë ngecur negociatat në komisionin maqedonas-bullgar. Çështja e parë janë tekstet shkollore, përkatësisht prezantimi i Mbretit Samoil. Në palën maqedonase propozimi është se ka qenë se është përfaqësues i mbretërisë bullgare të mesjetës, por dhe se kjo është mbretëri e pavarur. Nga pala bullgare insistojnë që të paraqitet vetëm si mbretëri që ka trashëguar traditën e mbretërisë së parë bullgare.
Çështja e dytë është përdorimi i mbiemrit maqedonas në vetë protokollin e negociatave. Procesverbalet nënshkruhen në gjuhën maqedonase në përputhje me Kushtetutën e RMV dhe në gjuhën bullgare në përputhje me Kushtetutën e Bullgarisë. Por, komisioni bullgar është kundër përdorimit të mbiemrit maqedonas në vet protokollin, përkatësisht në bisedimet.
“Problemi kryesor është përdorimi i mbiemrit maqedonas në vet protokollin përkatësisht kur ne e përdorim dhe kolegët nga Bullgaria gjatë debateve dhe këtë e shndërrojmë në protokoll, ky përdorim i mbiemrit maqedonas problematizohet nga ana e tyre duke filluar nga protokolli i shtatë e këndej. Deri në takimin e gjashtë nuk kishte diçka të tillë”, deklaroi Gjorgjiev.
Bullgaria në disa raste thirret në marrëveshjen dypalëshe, ndërsa në raste tjera në Marrëveshjen e Prespës.
“Kur u përmend Prespa nga ana e kolegëve bullgar, ne thamë mirë atëherë ajo marrëveshje parasheh njohje të plotë të gjuhës maqedonase, qartë e përcakton si dhe kush është. Në atë rast atëherë Prespa nuk vlen, atëherë thirren në marrëveshjen dypalëshe, gjë e cila ishte befasuese për ne për shkak se sipas nesh kjo paraqet përdorim selektive i vetë Prespës dhe i dispozitave të Marrëveshjes së Prespës”, tha Todorov.
Megjithatë, anëtarët e Komisionit maqedonas-bullgar edhe në emisionin Klik Plus theksuan se në asnjë moment në këto takime nuk është negociuar për identitetin dhe gjuhën maqedonase. Negociatat nuk janë ndërprerë, do të vazhdojnë në format të mini takimeve.
