Ku ka ngecur kryeministri Zaev? Ende nuk i ka dërguar emrat e zëvendësministrave në Kuvend

Must Read

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka...
- Advertisement -

Qeveria as sot nuk i ka dërguar në Kuvend emrat që propozohen për zëvendësministra!

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit tregojnë për TV21 se kanë pritur deri në përfundim të orarit zyrtar të punës, por propozimet e Qeverisë nuk kanë arritur!

- Advertisement -

Këtë e dëshmon edhe agjenda e nesërme e kryeparlamentarit ku shihet se ka vetëm dy takime zyrtare, por nuk paralajmërohet seancë.

Kryeministri Zoran Zaev ndërkaq që dje paralajmëroi se emrat do t’i tregojë sot, pasi të dakordohej përfundimisht me partnerët dhe të mbaronte intervistat me kandidatët.

- Advertisement -

 “Nuk mund të them emra sepse ende nuk i kemi konfirmuar përfundimisht me partnerët. Një pjesë e tyre që postet e zëvendësministrave i kanë në përgjegjësinë e tyre i kanë kumtuar disa emra. Unë si mandatar nuk jam i gatshëm deri në fund sepse ende po bëj intervista me kandidatët, flëas me ta si zëvendësministra potencial, besoj se deri nesër do të mbaroj më herët që të mund ti kumtoj emrat në opinion dhe ti dorëzojmë në Kuvend”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Po se Zaev as sot nuk i ga emrat gati, e konfirmoi edhe zëvendësi i tij në Qeveri Lupço Nikollovski.

- Advertisement -

 “Faza për të cilën momentalisht po punojmë, respektivisht Kryetari i Qeverisë është përgjegjës, është propozimi i zëvendësministrave dhe kjo është e drejtë e Kryetarit të Qeverisë të propozojë zëvendësministra në kabinetin e tij. Pres që kjo të bëhet shumë shpejtë, t’i zgjedhim zëvendësministrat dhe pas kësaj Komisioni për Emërime, siç theksova, do t’i shqyrtojë, analizojë të gjitha institucionet dhe organet”, theksoi Lupço Nikollovski, zv/kryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Bashkimi Demokratik për Integrim konfirmon për TV21 emrat e zëvendësministrave që kanë propozuar.

Bashkimi Demokratik për Integrim

Zëvendësministër në MPB – Nazim Bushi

Zëvendësministër i Shëndetësisë  – Ilir Hasani

Zëvendësministër i Drejtësisë – Agim Nuhiu

Zëvendësministër në Transport dhe Lidhje – Bekim Rexhepi

Zëvendësministër i  Mbrojtjes – Bashkim Hasani

Dy poste zëvendësministrore do t’i takojnë Lëvizjes Besa. Në Arsim zëvendësministër do të jetë Arafat Shabani, ndërsa në Kulturë Sedat Sulejmani. PDSh do të ketë zëvendësministrin për Punë të Jashtme, ndërsa për këtë post ka nominuar Fatmire Isakun.

- Advertisement -

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të Sarajit. Qytetarët...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”,...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka shumë qejf kafshët dhe shpezët.E...

Banorët e Butelit kërkojnë poliklinikë, Smilevski: Startojmë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/3kiWlhb0ofY Me sirenat dhe bori të veturave në targat e të cilave shkruante poliklinikë, banorët e Butelit...

Katër denarë për një kilogram rrush, vreshtarët të revoltuar, ministri Hoxha qetëson

https://youtu.be/kvM_tDdh0oU Cilësia e dobët e rrushit këtë vit shkaktoi probleme, por edhe përkundër kësaj shteti do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -