Ku ishte Mijallkovi? Ruskoska, Spasovski dhe Mijallkovi me deklarata të ndryshme

TË FUNDIT

Janë mbledhur mjetet e nevojshme për Noarin 3-vjeçar

Të afërmit e Noarit 3-vjeçar, që vuan nga tumori në veshkë, njoftojnë se, janë mbledhur mjetet e nevojshme për...

Qeveria e zgjeruar, VMRO-ja ndryshoi qëndrim, PLD-ja tha “jo”, për ASH-në ky është blof

https://youtu.be/MfaEpYyR6Xw Pasi që e mori besimin në Kuvend, dje kryeministri Zoran Zaev i ofroi opozitës që të jetë pjesë e...

Çairi dhe Saraji festojnë 7 Marsin, të pranishëm Mexhiti dhe Bexheti, por jo funksionarët e lartë BDI-së

https://www.youtube.com/watch?v=Wn3dB3j4U-Y Se po vazhdojnë fërkimet brenda BDI-së, kjo u pa edhe sot në shënimin e festës së 7 marsit, në...

Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të rënda

Një qendër e terapisë me protone për trajtimin e pacientëve të vegjël me kancer pritet të nisë funksionimin në...

Asfaltimi i autostradës Shkup-Bllacë ende s’ka filluar

https://www.youtube.com/watch?v=juo8archIpw Shumë fjalë, shumë premtime e fotografi, por asfaltimi i dy kilometrave rrugë, në autostradën Shkup-Bllacë ende nuk ka filluar...

Askush nuk e dha një përgjigje të njëjtë në pyetjen: Se ku ishte Sasho Mijallkov meqë nuk arritej të kapej nga policia?

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska gjatë ditës deklaroi se Mijallkov është arratisur nga Kumanova për jashtë shtetit.

“Burimi më tha se Mijallkov do të ikë nga vendi përmes hapësirës së gjelbër te pika kufitare në Kumanovë”, tha Ruskovska.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij për media nuk pranonte se mund të bëhej fjalë për arratisje dhe tha se ai është në Shkup.

Ndërkaq, i kërkuari, Sasho Mijallkov dha një deklaratë krejt ndryshe. Nuk tregoi vendin ku ka qenë, por se tha se ka qenë në izolim pasi ka pasur simptome të koronavirusit.

“Më vjen keq për këtë. E kuptova në mëngjes dhe erdha të paraqitem që të marr vendimin. Dje kam qenë shumë i sëmurë, me temperaturë deri në 40. Në mëngjes e kuptova për këtë që po ndodh. Isha i izoluar, sepse kisha simptome të koronës, kisha temperaturë dhe kokëdhimbje”; tha Mijallkov para Prokurorisë pasi erdhi ta marrë vendimin për arrest shtëpiak, transmeton TV21

Arresti shtëpiak i është shqiptuar për t’iu siguruar prezenca në seancën për aktvendimin e rastit “Target-Fortesa”, e cila duhet të mbahet më 26 shkurt e ndërkaq Mijallkovi është ndër të akuzuarit kryesor.

Kurse, organet e rendit ka tre ditë që e kërkojnë Mijallkovin për t’ia dhënë këtë vendim të masës, por nuk e gjetën, derisa ai vet u paraqit në Prokurori.

TË NGJAJSHME