Kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri në gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lindjes dhe një pjesë e të sëmurëve kronikë

TË FUNDIT

Prej sot kthehen në punë prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzonin pushimin e vazhduar të lindjes dhe një pjesë e të sëmurëve kronikë. Qeveria e solli këtë vendim para dy javëve, pasi u hapën kopshtet dhe qendrat ditore për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe u konfirmuan gati të gjitha protokollet për funksionimin në të gjitha sferat, me qëllim që qytetarët të mbrohen nga pandemia e Kovid-19.

Pas vendimit të Qeverisë për kthimin e prindërve në vendet e tyre të punës kishte shumë reagime te të gjitha palët e prekura, dhe me këtë rast në disa raste prindërit organizuan edhe protesta. Thonë, një pjesë e fëmijëve nuk janë regjistruar në kopsht, ku edhe nuk ka vende të lira, nuk ka kush t’i ruaj dhe nuk kanë mjete të mjaftueshme që të paguajnë kujdestare.

Nga Qeveria, theksojnë se është siguruar kujdes i plotë për fëmijët në kopshte, dhe është e palogjikshme dhe pabazë që prindërit të mos shkojnë në punë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska mbrëmë përsëriti se Qeveria mbetet në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë.

Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës, krijuam hapësirë prej dy javësh, deri më 23 shtator, për kthimin e të gjithë prindërve në vendet e tyre të punës, gjegjësisht me hapjen e kopshteve  humbet kuptimi pse prindërit do të qëndronin në shtëpi kur kopshtet i hapëm, deklaroi Shahpaska./MIA