KSI propozon izolim 14-ditor për udhëtarët nga Britania e Madhe

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në mbledhjen e mëngjesit Komisioni për Sëmundje Infektive propozoi një masë të re, izolim 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania e Madhe.

Kjo masë e re e propozuar kufizuese për të hyrë në vend, siç njoftojnë, do t’i propozohet Shtabit të Përgjithshëm për koordinim për miratim. Kufizimi u propozua pas informacionit që një mutacion i ri i koronavirusit po përhapet në Angli dhe sipas analizës fillestare epidemiologjike është ngjitës.

Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk po shqyrton mundësinë për të propozuar masa shtesë, siç janë testet e detyrueshme PCR për hyrjen në vendin tonë, tha Ministria e Shëndetësisë.