KSI këtyre ditëve do të analizojë gjendjen me Covid-19

TË FUNDIT

Gjendja epidemiologjike me Kovid-19 pritet ditëve të ardhshme të analizohet nga Komisioni për Sëmundje Infektuese, pas çka do të vendoset nëse do të ketë masa të reja gjatë festave të ardhshme të Pashkëve.

Masat ekzistuese për kufizimin e lëvizjes dhe restriksionet e tjera dhe masat për mbrojtje personale për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 janë me rëndësi deri më 27 prill.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, edhe pse gjendja me Kovid-19 është stabilizuar duhet të jemi të kujdesshëm në maksimum. Qytetarët duhet në maksimum t’i respektojnë masat të cilat janë në fuqi, ndërsa veçanërisht duhet të jeni të kujdesshëm gjatë festave të ardhshme të cilat janë rrezik i madh epidemiologjik.