KSHZ: Të gjithë 12 votuesit e paraqitur me Covid-19 ose në izolim votuan në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Shtipit

TË FUNDIT

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informoi se sot në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Shtip dhe Pllasnicë, të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar personat pozitivë me Covid-19 dhe personat në vetizolim.

Në zgjedhjet për votim ishin paraqitur vetëm 12 persona nga Shtipi.

Nga 12 të paraqiturit për votim në komunën e Shtipit, deri në orën 14 të gjithë e realizuan të drejtën e tyre të votës, njoftuan nga KSHZ.