KSHZ publikon rezultatet e para. “Mundemi” fitues në bllokun maqedonas, BDI te blloku shqiptar

TË FUNDIT

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para jozyrtare  për mandatet e deputetëve që kanë fituar partitë dhe koalicionet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2020-tës.

Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja në total ka fituar 46 mandate deputetësh. Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja gjithsej 44 mandate, BDI 15, koalicioni “Tash është koha” i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës gjithsej 12 mandate, partia “E majta” 2 dhe 1 deputet ka marrë Partia Demokratike shqiptare, raporton tv21.

Të ndara sipas njësive zgjedhore, në njësinë 1, koalicioni “Mundemi” ka marrë 8 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 7 mandate, BDI-ja 2, koalicioni ASH-AAA 2 dhe “E majta” 1 deputet.

Në zonën zgjedhore 2, koalicioni “Mundemi” ka marrë 7 mandate deputetësh, VMRO-DPMNE-ja po ashtu 7, BDI-ja 3 dhe koalicioni ASH-AAA 3.

Në zonën 3 prin VMRO-DPMNE-ja me 10 mandate, koalicioni “Mundemi” ka marrë 9, ndërsa “E majta” 1 deputet.

Nga njësia zgjedhore 4, koalicioni “Mundemi” ka 10 deputetë e po ashtu 10 i ka marrë edhe VMRO-DPMNE-ja.

Në zonën zgjedhore 5, koalicioni “Mundemi” ka marrë 8 deputetë, VMRO-DPMNE-ja 8, BDI-ja 3 dhe koalicioni ASH-AAA 1.

Në njësinë zgjedhore 6 prin Bashkimi Demokratik për Integrim me 7 deputetë, më pas vjen  koalicioni ASH-AAA me 6 deputetë, koalicioni “Mundemi” 4, VMRO-DPMNE-ja 2 dhe PDSH-ja 1 deputet./TV21

🔴 [ВО ЖИВО] Прес конференција на Државната изборна комисија 🔴 [LIVE] Pres-konferencë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor

🔴 [ВО ЖИВО] Прес конференција на Државната изборна комисија🔴 [LIVE] Pres-konferencë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 16. Juli 2020