KSHZ-ja nesër do t’i zyrtarizojë rezultatet. Gjykata Administrative i refuzoi të gjitha 185 paditë e partive

TË FUNDIT

KSHZ-ja nesër duhet të caktojë seancë për t’i publikuar rezultatet përfundimtare dhe zyrtare  të zgjedhjeve parlamentare, thanë për TV21. Me këtë mbyllet procesi zgjedhor ndërsa fillon skadimi i  proceseve për konstituim të Kuvendit të ri. Afati i fundit është 4 gusht.

“Nesër planifikojmë që të mbajmë seancë në të cilën do t’i publikojmë rezultatet përfundimtare dhe zyrtare, pas kësaj  do të thirren deputetët e sapozgjedhur  për t’ua dhënë mandatet e deputetëve” thonë nga KSHZ.

Këto janë hapat e ardhshme pasi Gjykata administrative i refuzoi të gjitha paditë e partive politike që ato  i parashtruan për refuzimin e  ankesave të tyre ndaj KSHZ-së i cili ishte instanca e fundit për dorëzim të  ankesave. Gjykatësit administrativë në seancat e sotme publike i shqyrtuan 4 paditë e fundit, ndërsa gjatë 3 ditëve të fundit janë shqyrtuar dhe refuzuar  të gjitha 185 paditë.

“Vendimet janë të refuzueshme që do të thotë se për  të gjitha 4 paditë që sot janë shqyrtuar, është sjellë vendim, nga VMRO-DPMNE  2, nga një nga Demokratët dhe Maqedonia e Vetme, paditë janë refuzuar dhe këto vendimet janë konfirmuar me vendimet e KSHZ-së. Kur të jenë gati, kur të verifikohen aktvendimet, të njëjtat do t’i dorëzohen KSHZ-së dhe paditësve, përkatësisht partive” tha Ivana Smugreska nga Gjykata Administrative..

Ditëve të fundit janë refuzuar edhe paditë e ASH-së, të cilët për të hënën paralajmëruan protestë. Janë refuzuar edhe paditë e Së Majtës (101) si dhe të Integrës dhe Partisë së punëtorëve MORO./TV21