KSHZ dhe mediat po presin një orë që deputetët e rinj të vijnë dhe të marrin certifikatat e tyre

TË FUNDIT

Asnjë nga deputetët e sapozgjedhur nuk ka arritur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për një orë për të marrë certifikatën me të cilën bëhen deputetë.

Në orën 12, KSHZ planifikoi seancë publike me deputetët e rinj, por tani për tani në sallë, janë vetëm anëtarët e KSHZ-së, lulet festive të vendosura me rastin e këtij solemniteti dhe mediat.

Salla e KSHZ-së ku mbahen seancat është e vogël, kështu që nuk ka mundësi të ruhet distanca midis ekipeve të mediave. Shumë prej tyre janë të vendosura në tarracë.

KSHZ sot në ora 11 mbajti seancë publike ku shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15-të korrikut.

Deri në orë 13:00 në KSHZ ka arritur vetëm përfaqësuesi i BDI-së dhe i mori 15 certifikatat e deputetëve të BDI-së.

Edhe përfaqësuesi i koalicionit “Mundemi”, i mori të gjitha certifikatat e këtij koalicioni.