KSHZ: Deri në orën 10:00 dalja e votuesve është 6,31%

TË FUNDIT

Kanë kaluar 3 orë e gjysmë që kur janë hapur vendvotimet në tërë Maqedoninë e Veriut të cilët të drejtën e votës do të mund ta shfrytëzojnë 1.808.131 qytetarë. Në konferencën e parë të KSHZ-së njoftuan se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe pa asnjë pengesë si dhe votimi zhvillohet pa pengesa. Deri në orën 10:00 6.31% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë drejtuar për në kutit e votimit.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhje njoftuan se dalje më të madhe ka në Berovë me 11.06%, Demir Kapi 13.24 %, Kratovë 12.46%, dhe Kriva Pallank 14.91%.

Ndërsa dalje më të ulët ka në Bogovinë 1.31%, Dibër 1.29%, dhe Vrapçishtë 1.16%.

Sa u përket zgjedhjeve të parakohshme lokale që zhvillohen në komunën e Ohrit dhe Novo Sellës nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftuan se në komunën e Ohrit të drejtë vote kanë 52.303 qytetarë dhe deri në orën 10:00 dalja e qytetarëve është 5.59%.

Në komunën e Novo Sellës të drejt vote kanë 11.365 qyetatrë dhe deri në orën 10:00 dalja e qyetatrëve është 10.05%./TV21