Kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, i është konfirmuar aktakuza nga Prokuroria Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur partia përmes një komunikate për media, të enjten. Përmes njoftimit, Veseli ka thënë se për aktakuzën është njoftuar të mërkurën pasdite.
“Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetrët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe”, thuhet në komunikatë e PDK-së.
Kujtojmë për Hagë është nisur edhe Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi./21Media
