Kryetari i Mariupolit pohon se në qytet ka epidemi të kolerës dhe dizenetrisë

TË FUNDIT

Në Mariupol ka shpërthyer epidemia e kolerës dhe dizenterisë, deklaroi  kryetari Vadim Bojçenko dhe paralajmëroi se mijëra njerëz mund të sëmuren nga kolera dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse derisa ka trupa në rrugë dhe vera sjell mot më të nxehtë.

Bojçenko pohon se puset janë ndotur me trupat e të vrarëve gjatë bombardimeve dhe rrethimit disajavor rus dhe se forcat ruse po ngadalë i mbledhin trupat.

“Ka epidemi të dizenterisë dhe kolerës,” tha Bojçenku, duke shtuar se mjekët ukrainas vlerësuan se me shpërthimin e infektimit do të vdesin edhe mijëra qytetarë të Mariupolit.

Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të formojnë korridor humanitar për të ndihmuar qytetarët të largohen nga qyteti.