Kryetari i Kievit: Nuk ka trupa ruse në kryeqytet

TË FUNDIT

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se në kryeqytetin ukrainas nuk ka trupa ruse.

Ai ka thënë se zyrtarë “ushtarakë, ata për zbatim të ligjit dhe mbrojtja territoriale”, janë duke vazhduar “vëzhgimin dhe neutralizimin e sabotuesve”.

Siç kemi raportuar më herët, njerëzit në Kiev janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve sabotuese nga ana e armikut”.

Klitschko ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se prej nisjes së pushtimit rus, 31 persona kanë vdekur në kryeqytet, prej tyre nëntë civilë.

Forcat ruse është raportuar se janë në afërsi të Kievit prej të premtes.