Kryetarët e komunave presin mbështetje më të madhe nga Qeveria

TË FUNDIT

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se në takim me Kurtin temë me prioritet do të jetë çështjet buxhetore por do të shfrytëzojnë mundësinë që të ngrihen dhe tema të tjera. Ai tha se ka një komunikim të mirë me bashkëpartiakun e tij, shefin e ekzekutivit.

“Ne po punojmë si pushtete lokale po i kryejmë projektet tona besoj që është një komunikim i mirë dhe çdo gjë do të jetë”, tha ai.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, theksoi rëndësinë e takimeve të tilla.
“Takimet e nivelit qendror dhe lokal janë shumë të domosdoshme sepse kanë nevojë për koordinime të përbashkëta besoj që gjatë aplikimit do të bashkëbisedojmë për tema dhe shqetësime që i kanë komunat dhe presim mbështetje të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se është i pakënaqur me mbështetjen e deritashme nga ana e ekzekutivit.

“Është me rëndësi të takohemi, nuk mund ta dimë krejt çka ka, agjenda është e thjeshtuar jemi tre ministra dhe kryeministrin. Do të shohim si do të ecë. Jo, deri tash jo nuk kemi pasur mbështetje, por po shpresojmë që tash e tutje do të kemi”, tha ai.

Takimi mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave po mbahet në Pejë dhe pas fjalimeve hapëse po vazhdon i mbyllur për mediat./kp

error: Content is protected !!