“Kryesorja e fituam lojën”, Alioski: Dua të mbërrijë sa më larg, të realizoj ëndrrat

TË FUNDIT

Pas trepikëshit që fitoi mbrëmë Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen ndaj Kazakistanit, e vlefshme për kualifikim në Botëror, futbollisti Ezgjan Alioski thotë se ia arritën qëllimit, por që loja që bëri skuadra, nuk ishte në nivelin e duhur, përcjell TV21. I pyetur për paraqitjen e tij, sidomos në ndeshjen paraprake me Belgjikën, kur arriti të shënojë golin e barazimit, Alioski tha se qëllimi i tij është që të paraqitet sa më mirë dhe të realizojë ëndrrat e tij.

“Ne deshëm të vijmë dhe të fitojmë lojën. Kryesorja ishte ajo, e dimë që nuk ishte futbolli më i mirë që kemi luajtur, por futbolli është kështu. me belgjikën luajtëm lojë të mirë, nuk fituam, sot ndoshta nuk ishte loja më e mirë që kemi luajtur, por fituam. Çdo herë kur jam këtu e jap maksimumin , unë vijë me pasur sukses dhe me mbërri sa më larg dhe t’i realizojë ëndërrta që i kam me Kombëtaren”, tha Alioski.