Kryeministri përsëri do të shkojë në Bruksel! Mickoski: Në këtë periudhë do të formësohen zgjidhjet e mundshme

TË FUNDIT

“Nuk besoj në zgjidhje të shpejtë” – theksoi kryeministri Hristijan Mickoski pas vizitës në Bruksel, duke folur për zhbllokimin e eurointegrimeve. Tregoi në takimet me drejtuesit e rinj të Unionit, në ditën e tyre të dytë të punës, ai ka prezantuar argumentet dhe pozitat e Maqedonisë.

Kryeministri do të presë që të formësohen zgjidhjet e mundshme deri më 17 dhjetor kur përsëri do të shkojë në Bruksel për një raund të ri të diskutimeve. Tani ai u takua me njeriun e parë të Këshillit, Antonio Koshta, si dhe eurokomesaren e re për zgjerim Marta Kos, e cila së fundmi deklaroi se pret nga Maqedonia të ndryshojë Kushtetutën – asgjë më shumë e asgjë më pak.

Nga Brukseli paraprakisht brifuan se praktikisht është e pamundur ideja e autoriteteve në Shkup për ndryshime kushtetuese me prapaveprim. Menjëherë më pas, ministri për çështje europiane, Orhan Murtezani, deklaroi se për Maqedoninë do të ishte e pranueshme çfarëdo zgjidhje që do të japë garanci se në të ardhmen nuk do të vendosen bllokada të reja gjatë kohës së negociatave. Që kjo të ndodh, siç shtoi Murtezani, do të pritet pushteti i ri në Bullgari.